LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Shkup, falënderon Maqedoninë e Veriut për bashkëpunimin me NATO-n në kohën e luftës në Kosovë

Veseli në Shkup, falënderon Maqedoninë e Veriut për bashkëpunimin me NATO-n në kohën e luftës në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar të dielën në Shkup ku ka takuar kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror, e në veçanti për rolin e Maqedonisë në kohën e intervenimit të NATO-s mbi Serbinë, 20 vite më parë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pikërisht në 20 vjetorin e fillimit të sulmeve ushtarake të NATO-s mbi Serbi, e falënderon shtetin fqinj për kontributin e çmuar që ka dhënë duke hapur rrugët e bashkëpunimit për forcat e NATO-s të cilat nga aty janë futur në Kosovë për tu dalë në ndihmë qytetarëve shqiptarë.


Veseli po ashtu ka falënderuar bashkëkombësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për strehimin dhe ndihmat që kanë dhënë për qytetarët e Kosovë të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe.

Ai ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë asnjëherë ndihmën e miqve të saj  anembanë botës në kohën e luftës dhe do të jetë mirënjohës përjetë.

Postimi i Veselit në Facebook:

“Në 20 vjetorin e fillimit të sulmeve ushtarake të NATO-s mbi Serbi, sot qëndrova në Maqedoninë e Veriut ku takova në Shkup homologun dhe mikun tim Talat Xhaferi. Shteti ynë fiqnj ka dhënë kontribut të çmuar duke hapur rrugët e bashkëpunimit për forcat e NATO-s të cilat nga aty janë futur në Kosovë për tu dalë në ndihmë qytetarëve tanë. Po ashtu, mirënjohje për bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut për strehimin dhe ndihmat që kanë dhënë për qytetarët e Kosovëd të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe. Ne nuk do ta harrojmë asnjëherë ndihmën e miqve tanë anembanë botës në kohën e luftës. Ju jemi mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori