Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë tubimit në qytetin e Mitrovicës ka bërë me dije edhe njëherë se Kosova me fitoren e PDK-së do ta ketë një transformim të fuqishëm ekonomik.
“11 Qershori, Mitrovica do të fitojë fortë me fitoren e PDK-së së madhe. Mitrovica si gjithë Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik, ka nevojë për fabrika, ka nevojë për një Trepçë të fuqishme, për vende të reja pune, Mitrovica ke nevojë për PDK-në dhe për një “Fillim të Ri”, tha Veseli, njofton Klan Kosova.
Veseli shpjegoi sërish çka nënkupton “Fillimi i Ri”.
“Fillimi i ri, për mua si qytetarë, për familjen, kombin, shtetin. Fillimi i Ri është transformim i fuqishëm ekonomik i Kosovës sonë të dashur. Rifuqizim i ndërmarrësve tanë që janë heronj të lirisë, që krijojnë vende të reja pune, këra janë ata që me fillim të ri do të ndihmohen”, tha Veseli.
“Ne kemi aktualisht 60 mijë biznese në Kosovë, nëse i fuqizojmë këto biznese, ata do të zhvillojnë më shumë veprimtarinë e tyre në biznes, të dyfishojnë numrin e të punësuarve, kështu krijohen 60 mijë vende pune”.
“Do t’i përkrahim shumë ata njerëz që me djersën e ballit punojnë, dhe jetojnë ndershëm dhe mundohen të krijojnë prodhim cilësor”.
“300 milionë euro i nxjerrim jashtë Kosovës, në vend se t’ i kthejmë ato në Kosovë tek fermerët tanë, ne do ta dyfishojmë buxhetin për bujqësi”.
Veseli ka folur për sektorin e shëndetësisë.
“Gra e burra të cilët i shërbejnë shëndetit tonë, me shpirt e profesionalizëm, ata janë për ne çdo moment për të na shërbyer, po ne duhet t’i ndihmojmë ata”, tha ai.
“200 milionë euro dalin çdo vit jashtë Kosovës në vend se të mbesin tek doktorët tanë, Do ta bëjmë këtë, do të përkrahim doktorët tanë, nuk do të lejojmë që doktorët tanë të përgatiten e të dalin jashtë Kosovës”.
Veseli ka premtuar rritjen e pagave për shërbyesit e sektorit të shëndetësisë.
Por këtu kreu i PDK-së nuk harroi të premtojë edhe rritje të pensioneve.
“Pensionistët, si mund të kemi fuqizim të rinjve kur nuk respektojmë të rinjtë, edhe i vjetri ka qenë dikur i ri, do të rrisim pensionet, do të mundohemi të largojmë barrën e rëndë të tyrë për barnat, të gjitha këto do t’i merr përgjegjësi buxheti i Kosovës sepse ka obligim ndaj këtyre njerëzve, ky është ajo çfarë do të bëjmë”, ka përfunduar ai. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës