Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, është pritur sot në një takim të veçantë nga kryetari i Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.
Veseli falënderoi homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake, politike e ekonomike të Austrisë për Kosovën në të gjitha fazat, sidomos viteve të fundit në aspektin e zgjerimit të njohjes ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit evropian.
Në këtë funksion, Veseli kërkoi mbështetjen e nevojshme të Austrisë për liberalizimin e vizave.
“Kemi nevojë për përkrahjen e Austrisë në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe qytetarët tonë meritojnë të lëvizin lirshëm në Evropë. Ne presim që në fund të këtij viti qytetarët tanë të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen”, tha kryeparlamentari.
Veseli e njoftoi kryeparlamentarin austriak edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, hapat që po ndërmarrin institucionet në fushën e zhvillmin ekonomik dhe angazhimet në kuadër të procesit të integrimit evropian e të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, vizitën në Vjenë të kryetarit Veseli dhe delegacionit që e shoqëron, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe parlamentet respektive kultivojnë ndërmjet tyre. Ai vlerësoi lart hapat zhvillimorë që ka bërë Kosova në të gjithë fushat, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.
“Austria e përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Austria e përkrahë gjithmonë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe nëse vlerësohet se janë përmbushu kriteret, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë përkrahje për heqjen e vizave”, tha kryeparlamentari Sobotka.
Turneun lobues për liberalizimin e vizave, kryeparlamentari Veseli ka vendosur ta fillojë në Austri, pasi ky shtet mik i Kosovës nga data 1 korrik do të marrë kryesimin e Këshillit Evropian.
Në këtë vizitë, kryeparlamentari Veseli po shoqërohet nga një përfaqësues i secilit grup parlamentar: Glauk Konjufca VV, Aida Dërguti PSD, Teuta Rugova LDK, Evgjeni Thaçi Dragusha PDK, Time Kadrijaj AAK, Bilall Sherifi Nisma Socialdemokrate, Adem Hodza LS dhe Fikrim Damka 6+. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve, qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

Kryeministri britanik i vendosur ndaj shqiptarëve, rreth dymijë të kthyer në 6 muaj

BMW 320 e vjedhur në Gjermani, gjendet dhe konfiskohet në veri të Mitrovicës

Hoti, Pecit: Hera e fundit që po polemizoj me një analfabet

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium