LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Lufta e UÇK-së e pastër – vendimet e mëtutjeshme në shërbim të vendit

Veseli: Lufta e UÇK-së e pastër – vendimet e mëtutjeshme në shërbim të vendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe udhëheqësi i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, ka reaguar për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit dhe ftesës për të nga Gjykata Speciale.

Veseli, që po qëndron në një vizitë zyrtare në SHBA, ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe kjo do të dëshmohet sërish.

Kreu i PDK-së ka shkruar se vendimet e mëtutjeshme do të jenë në përputhje me interesat e qytetarëve.

Të gjitha lajmet nga Ramush Haradinaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ramush Haradinaj

“Me keqardhje mësova nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Baraliu: Pas dorëheqjes së Haradinajt, Thaçi duhet t'i shpallë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh
Lexo po ashtu Baraliu: Pas dorëheqjes së Haradinajt, Thaçi duhet t'i shpallë zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditësh

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish.

Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së.

Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/