LAJMI I FUNDIT:

Veseli kërkon që Qeveria të bëjë më shumë për ata që po angazhohen në luftën kundër coronavirusit

Veseli kërkon që Qeveria të bëjë më shumë për ata që po angazhohen në luftën kundër coronavirusit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ka plot arsye të ndihemi krenarë me zinxhirin e shërbimit shëndetësor që është ndërtuar në Kosovë gjatë këtyre dekadave të pavarësisë sepse po e përballon mirë pandeminë. Por, sipas tij, Qeveria ka mundësi të bëjë shumë më tepër për t’i mbështetur të gjithv ata që janë të angazhuar në luftën kundër coronavirusit.

Veseli, përme një postimi në Facebook, tha se gjatë vizitës në Ferizaj, është ndalur në një barnatore për të biseduar me farmacistët lidhur me gjendjen aktuale dhe shqetësimet e tyre.


Postimi i plotë i Veselit:

“Në Ferizaj u ndala në një barnatore për të biseduar me farmacistët lidhur me gjendjen aktuale dhe shqetësimet e tyre. Duhet të tregojmë mirënjohje edhe ndaj punonjësve shëndetësor të sektorit privatë, si farmacistët, të cilët gjithashtu dita ditës janë në shërbim të qytetarëve dhe janë gjithashtu duke u përballur personalisht me kërcënimin e koronavirusit.

Kemi plot arsye të ndihemi krenar me zinxhirin e plotë të shërbimit shëndetësor që kemi ndërtuar në Kosovë gjatë këtyre dekadave të pavarësisë sepse po e përballon mirë pandeminë. Megjithatë mendoj se qeveria qendrore ka mundësi të bëj shumë më tepër për ti mbështetur siç duhet farmacistët dhe gjithë të tjerët që janë të angazhuar në luftën kundër koronavirusit”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/