Modeli i njohur Vesel Kurtishaj, njëherit edhe ish-banori i shtëpisë së "Big Brother", së fundmi ndodhet në Antalya të Turqisë, bashkë me ekipin e RTV 21, si dhe shumë këngëtarë të tjerë, të cilët po xhirojnë programin festiv "Op Labi party".

Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale kemi kuptuar se ekipi po kalojnë mjaft mirë së bashku, ndonëse moti atje nuk edhe aq i nxehtë për të shijuar detin.


Megjithatë përmes fotografive të publikuara, kemi parë se gjatë xhirimeve ka pasur edhe 'ngacmime' aty këtu mes personazheve.

Ka qenë këngëtarja Zaimina Vasjari e cila ka publikuar së fundmi një video në Instagram Story, ku shihet teksa përndiqet nga modeli Veseli.

Zaimina në mbishkrimin e fotos e ka cilësuar Kurtishajn si "maniak", i cili nuk po e lë rehat, por vazhdimisht po i shkon pas. /Telegrafi/

vesel Modeli Vesel Kurtishaj i shkon prapa Zaiminë si "maniak". Foto nga Instagram Story.

vesel2