E thjeshtë dhe shumë e këndshme për syrin e publikut. Zëri karakteristik i Vesës ka pushtuar shumë zemra të fansave që i gjen gjithkund ku jetojnë shqiptarët. Bukuria është një plus i madh për atë. Irritohet shpesh për atë çka flitet në media mbi jetën e saj por ngushëllohet duke kujtuar se edhe vetë ka profesionin e gazetares.
Këngët e Vesës mbesin në mendje të publikut një kohë të gjatë, duke kujtuar hitin ’”Jemi dhe s’jemi”. Ajo po përgatitet për albumin e ri duke vazhduar karrierën e saj me hov të madh. Së fundi përveç se ka qenë imazh televiziv i kompanive Ipko dhe Digitalb, Vesa sapo është kthyer nga Turqia ku ka marrë pjesë në një reklamë televizive së bashku me Stupcat dhe këngëtaren Leonora Jakupi.
Jeni shquar gjithnjë si një vajzë e bukur dhe mjaft e suksesshme në ambiciet tuaja të karrierës. Keni qenë e vetëdijshme si fëmijë për talentin në muzikë?
Është e vërtetë që jam ambicioze për gjërat që me të vërtetë i dua, e kjo ambicie më është shfaqur që nga fëmijëria kur edhe nga dëshira shumë e madhe dhe nga përkrahja e familjes jam këtu ku jam.
Vesa Luma, Foto: PP
Cili ka qenë këngëtari i preferuar, të cilin e ke pasur qejf që e vogël dhe ke dashur që një ditë Vesa të ketë karrierën e ‘idolit’ të saj?
Whiteny Huston dhe Mariah Carrey, këto dy këngëtare kanë qenë shembull të cilin jam përpjekur që ta ndjek sa i përket vokaleve të jashtëzakonshme. Ndërsa sa i përket karrierës vazhdoj të kem ‘indoll’ mbretëreshën e Pop muzikës Madonnën.
Personazhet e artit e të kulturës e kanë të nevojshme të flasin për projektet e tyre, pas realizimit të disa këngëve me të cilat u paraqite në festat e fundvitit, çfarë surprize tjetër je duke përgatitur?
Jam duke përgatitur albumin tim të dytë, me hapa më të sigurt se në albumin e parë. Tash së fundi kam realizuar dy këngë të reja, njëra prej të cilave është bashkëpunim, por akoma nuk kam vendosur për klip sepse kohëve të fundit kam qenë e ngarkuar me disa gjëra të mia personale. Por do të jetë patjetër një surprizë, publiku do të vërejë shumë ndryshime.
Çfarë bën përtej skenës dhe jetës publike?
Atë çfarë bëjnë edhe vajzat e tjera të reja. I kushtoj shumë kohë familjes, shoqërisë e njerëzve të dashur të mi. Jetën e natës nuk e frekuentoj aq shpesh, ose e frekuentoj ditëve të zakonshme të punës sepse në fundjavë jam e zënë me koncerte në vend dhe jashtë vendit.
Një femër e bukur dhe e mençur mund të quhet e rrezikshme?
Nuk pajtohem aspak me këtë frazë, sepse unë mendoj që nëse bëhen këto të dyja bashkë përkundrazi reflekton pozitivistet dhe sukses. Po normalisht mund të ketë edhe përjashtime në disa raste…
Vesa Luma, Foto: PP
Çfarë gabimesh ke bërë në jetë deri më tash për të cilat pendohesh?
Nuk pendohem për asnjë veprim timin deri tani. Kam bërë gabime si çdo person tjetër, por jam munduar që edhe në ato gabime të përfitoj diçka, duke i quajtur “mësim për herën tjetër’’.
Ku e ndjen veten më të kompletuar?
T’ju them të drejtën, duke përjashtuar faktin se para çdo paraqitje në skenë mundohem të jem e kompletuar, dua të tregoj se shpirtërisht ndjehem më e kompletuar kur jam afër personave të dashur të mi. Ata janë pjesa më e ndejshme dhe arma më e fortë e imja.
Po ato elementët e pakëndshëm që shoqërojnë botën e artit, intrigat, thashethemet, a je e zonja që t’i përballosh?
Duke pasur parasysh se jam vetë gazetare dhe e di se në çfarë situatash përballem, jam munduar t’i arsyetoj, duke i dhënë mundësi çdo gazetari që të përgjigjem në pyetje edhe personale (normalisht pa i kaluar kufijtë e intimitetit). Unë shpesh e kam thënë dhe e them se nuk jam vajzë e skandaleve sepse nuk kam nevojë të përfitoj nga ato dhe as publiku nuk më do si të tillë.
Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde?
Një pikë e dobët e imja që do ta ndërroja (e që në fakt shumë shpesh më thonë që ajo e bën Vesën të jetë Vesa) është se jam shumë e bardhë dhe marr ngjyrë me zor. Tregoj shumë kujdes për lëkurën time, dhoma është e mbushur me kremra të ndryshëm, prandaj edhe po të isha pak më e errët në lëkurë do të isha shumë shumë më rehat .
Ç’pjesë të trupit s’do doje ta prekte “plakja” ?
Fytyrën dhe këmbët.
Sa ndryshon një veshje e përditshme pune me atë që krijohet enkas për një spektakël? A jeni dakord me shprehjen se veshja, në një lloj mënyre, tregon edhe personalitetin e një individi?
Po jam shumë dakord, por jo në kuptimin se sa e shtrenjtë duhet të jetë veshja. Mjafton të kesh shije dhe të jesh i pastër. Veshja ime në përditshmëri është shumë e thjeshtë por ka momente edhe kur jam në disponim që gjatë ditës të jem veshur më elegante. Varet nga angazhimi ditor.
Ke pasur disa bashkëpunime të bukura, po tash kë do kishe zgjedhur për një duet të radhës?
Do të jetë surprizë e bukur sepse e di që ai person pëlqehet shumë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. /PanoramaPlus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj