Vesa Luma ka vendosur t’i bëjë një ‘prank’ të frikshëm bashkëshortit të saj, Big Basta, në mënyrë shumë të thjeshtë, por jashtëzakonisht efektive.

Këngëtarja, e njohur jo vetëm për talentin e saj muzikor, por edhe për sensin e humorit, vendosi ta zë në befasi partnerin e saj me një skenë që në fillim mund të dukej si diçka serioze.


Ajo u shtri në tokë, me kokën të shtrirë në korridorin e shtëpisë, duke krijuar një pamje që lehtësisht mund të ngatërrohej me një situatë të frikshme.

@vessaluma

Nuk te bon imun prej meje fitorja ne #ferme 😂 @Big Basta ❤️

Në atë çast, Big Basta po vinte në korridor i pavetëdijshëm për “kurthin” që e priste.

Sapo e pa skenën, ai u trondit dhe nga hutimi dhe frika, telefoni i ra nga dora.

Por frika nuk zgjati shumë. Në momentin që e kuptoi që gjithçka ishte një shaká, Vesa shpërtheu në të qeshura, e kënaqur që plani i saj kishte funksionuar më së miri.

Reagimi i Big Bastës ishte i paçmueshëm dhe situata u kthye shpejt në një moment humori dhe dashurie mes çiftit. /Telegrafi/