LAJMI I FUNDIT:

Versioni më i fuqishëm i Toyota Corolla, prodhon 300 kuaj-fuqi

Versioni më i fuqishëm i Toyota Corolla, prodhon 300 kuaj-fuqi

Prodhimi më i ri i Toyota është Gazoo Racing, që vihet në lëvizje nga versioni i përforcuar i motorit 1.6 litërsh me tre cilindra turbo-benzinë, që u fut në karrocerinë e GR Yaris.

Sipas recetës që u përdor kur është bërë GR Yaris, në Toyota thonë se GR Corolla apo Gazoo Racing është një veturë që do t’i gëzohen të gjithë adhuruesit e veturave sportive nga segmenti C, transmeton  Telegrafi.

Corollan GR e vë në lëvizje versioni i përforcuar i motorit 1.6 litërsh (G16E-GTS), që Gazoo Racing i ofron 300 kuaj-fuqi. Për bartjen e fuqisë në të katër rrotat, është montuar ndërruesi manual me 6 shpejtësi me funksionin “rev-matching”.


Kjo veturë ka fellne të aluminit prej 18-inç, rrotat Michelin Pilot Sport 4 (235/40). E për frenimet efikas janë disqet e vendosur në pjesën e përparme 356 mm dhe 297 në pjesën e pasme. /Telegrafi/