Qytete të shumta në vend gjatë kësaj jave janë përballur me vërshime pas reshjeve të shiut, ndërsa janë Klina, Skenderaj, Mitrovica, Istogu e Podujeva që kanë pësuar më shumë>
Megjithëse gjendja me vërshimet ka filluar të përmirësohet, dëmet materiale janë shumë të mëdha.
Deri më tani situatë më e vështirë është vërejtur në fshatrat Verboc dhe Barilevë të Komunës së Prishtinës dhe në fshatrat Sekiraq, Sibofc dhe Reçicë të Podujevës.
Situatë e vështirë paraqitet po ashtu në komunën e Skenderajt.
“Në Istog ku ka pasur edhe raste të evakuimit, të cilët janë akomoduar në Qendrën e Komunale të Mjekësisë Familjare”, thuhej në njoftim në njoftimin e Qeverisë.
Ndërkaq, në Klinë janë evakuuar mbi 40 familje, kurse në fshatin Shtaric, falë ndërhyrjes së policisë dhe autoriteteve është shmangur një situatë e cila rrezikonte jetën e dy qytetarëve.
Po ashtu lagje të ndryshme të Komunës Jugore të Mitrovicës janë vërshuar.
Ndërkaq, në Komunën Veriore të Mitrovicës, probleme më të theksuara janë paraqitur në Lagjen e Boshnjakëve ku janë rrezikuar 7 shtëpi.
Në Komunën e Zveçanit janë rrezikuar 40 shtëpi. Në fshatrat Kutnje dhe Kernin i poshtëm të komunës së Leposaviqit 4 familje janë evakuuar dhe 20 shtëpi janë në rrezik, ndërsa në Zubin Potok në rrezik janë 30 shtëpi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar.
Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka sqaruar se uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.
IKSHPK rekomandon konsumatorët që shfrytëzojnë këto rrjete shpërndarëse të ujit nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës që para përdorimit ta vlojnë ujin, si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse.
Më shumë se dy orë diskutim me Kurtin, Lajçak: Takim i gjatë e i hapur, por jo i lehtë
Të premten për vizitë në vendin tonë ishin pesë emisarët special të cilët u pritën në takim nga kryeministri Albin Kurti ku për më shumë se dy orë diskutuan për dialogun.
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me Kurtin në një deklaratë për media tha se kanë biseduar për Propozimin për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, ndërsa u shpreh se kanë pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë që ofron ky plan, raporton Telegrafi.
“Ne jemi këtu me një delegacion të fuqishëm të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe këshilltarëve të lartë të Gjermanisë, Francës e Italisë që është sinjal se ne jemi të zotuar për një normalizim të raporteve Kosovë-Serbi… I kaluam më shumë se dy orë me kryeministrin dhe kjo tregon se takimi ishte i gjatë, jo i lehtë, por i sinqertë dhe i hapur”, ishte shprehur Lajçak para mediave.
Ai tha më tej se qëllimi i takimit me Kurtin ishte të diskutojnë Propozimin për normalizimin e raporteve me Serbinë të prezantuar në shtator dhe dhjetor.
“Nuk do të bëjë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do të udhëtojmë edhe për në Beograd”, tha ai.
“…Ne kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron ky propozim… shpresoj të arrijmë aty dhe të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi…ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, në njoftimin për media të Zyrës së kryeministrit u tha se për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin evropian, të cilën kryeministri Kurti e vlerësoi si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.
Më tej thuhet se është diskutuar edhe për të drejtat e pakicave, për çka kryeministri ka shprehur konsideratën edhe në kornizën e përgjithshme për marrëveshje të propozuar nga vetë ai me 18 gusht 2022 në Bruksel.
Ndryshe, në takimin me Kurtin ishte ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i deleguari amerikan Gabriel Escobar.
Kësaj radhe me Lajçakun dhe Escobarin ishin edhe tre këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Jens Plettner, Emmanuel Beaune dhe Francesco M. Talo po ndihmojnë dialogun Kosovë-Serbi.
“Kemi histori të përbashkët me Kosovën”- vizita e diplomates sllovene në Prishtinë
Gjatë kësaj jave për vizitë në Kosovë ishte edhe zëvendëskryeministrja e Sllovenisë, njëherësh ministre e Jashtme, Tanja Fajon.
Ajo të hënën u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
Marrëdhëniet me Slloveninë janë vlerësuar si tejet miqësore, teksa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka çmuar mbështetjen historike të Sllovenisë për Kosovën dhe për integrimin ndërkombëtar.
Osmani dhe Fajon kanë diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në veri të vendit dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit.
“Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, presidentja Osmani ka potencuar se Kosova mbetet palë konstruktive, por Serbia me obstruksionet e saj dhe duke përdorur bandat kriminale në veri të vendit po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për paqe e stabilitet dhe se synim parësor mbetet integrimi euroatlantik i Kosovës.
Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon pas takimit me ministren Gërvalla theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të diskutojnë për propozimin e BE-së për normalizim të raporteve.
Fajon ka thënë se nuk bën të ketë eskalim të situatës në veri të Kosovës, ndërsa shprehu përkrahje për Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.
Kryediplomatja sllovene rikonfirmoi edhe njëherë se Sllovenia dhe Kosova kanë lidhje të forta mes vete.
“Sllovenia është një vend i vogël e po ashtu edhe Kosova, kemi histori të përbashkët me Kosovën, por edhe me rajonin dhe mund të ndihmojmë si në fushën e sigurisë ashtu edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe në reformat në drejtësi”, tha Fajon për televizionin publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025