LAJMI I FUNDIT:

Verona befason Juventusin në shtëpi – ia merr një pikë të artë

Verona befason Juventusin në shtëpi – ia merr një pikë të artë
Foto: Juventus/Twitter

Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në javën e pestë në Serie A, pasi barazoi 1-1 në shtëpi përballë Hellas Veronës.

Pjesa e parë filloi mjaftë mirë për Zonjën e Vjetër, që krijoi disa shanse të mira shënimi, mirëpo nuk u konkretizuan nga lojtarët.

Alvaro Morata ishte i pafat në minutën e 45-të, pasi realizoi golin, por iu anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.


Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ishte edhe më i lartë, me Veronën që arriti të kalonte në epërsi.

Ishte minuta e 60-të kur Andrea Favilli shënoi për mysafirët me një asistim të Mattia Zaccagni.

Pas golit të pranuar, Andrea Pirlo reagoi me zëvendësim, duke e futur në lojë Deja Kulusevskin në vend të Federico Beranrdeschit.

Ky zëvendësim ishte mjaftë i qëlluar, pasi Kulusevski arriti që t’i barazonte shifrat 1-1 në minutë e 78-të, duek sëhnuar një gol të bukur.

Deri në fund, kampioni në fuqi kishte disa shanse me anë të suedezit dhe Paulo Dybalas, mirëpo goditjet e tyre përfunduan jashtë porte.

Pas javës së pestë, Juventusi gjendet në vendin e pestë me nëntë pikë, derisa në xhiron e gjashtë do të takohen me Spezian. /Telegrafi/

https://twitter.com/juvecanal2/status/1320476565059346433

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori