LAJMI I FUNDIT:

Verizon tregon planet e një telefoni të zgjuar vetëm për fëmijë (Foto)

Verizon tregon planet e një telefoni të zgjuar vetëm për fëmijë (Foto)

Nëse jeni në mesin e atyre që fëmijët ua huazojnë telefonin, apo e duan një pajisje të zgjuar vetëm për vete, atëherë Verizon e ka një zgjidhje adekuate.

Kompania teknologjike, ka treguar planet për “Just Kids” të dizajnuar vetëm për fëmijë, si dhe aplikacionet e përshtatura, transmeton Telegrafi.


Ky telefon që prezantohet të premten, do të ketë 5GB dhe 4G LTE, biseda dhe mesazhe të pa limituara në numër, me ’20 kontakte të zgjedhura nga prindërit’.

Bashkë me telefonin, do të jenë në dispozicion edhe Smart Family Premium, për mbikëqyrje nga prindërit, që do të kushtojë 9.99 dollarë në muaj.

Nëpërmjet këtij sistemi, prindi mund ta përcjellë fëmijën në çdo hap në hartë, të vë filtra në aplikacionet me materiale të padëshirueshme dhe t’ia ndalojë internetin. Ne Verizon Just Kids, është integruar edhe Safety Mode, që aktivizohet vet në momentin e duhur.

“Gjithnjë e më shumë, fëmijët po kërkojnë të kenë telefona të zgjuar, ndërsa ndër shqetësimet kryesore të prindërve janë mundësitë e ekspozimit të tyre para materiale të papërshtatshme” thuhet në raportin e Verizon.

Çmimi i Verizon Just Kids, do të varet se sa kontakte janë kërkuar nga prindërit, ndërsa duhet pasur së paku një kontakt aktiv, për të pasur mundësinë e blerjes. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Raportohet se kompania prodhuese e çipave Arm do të prodhojë edhe gjysmëpërçuesin e vet

Teknologji
Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Në kryeqytetin e Lituanisë është ndërtuar një “portë virtuale”, përmes së cilës bëhet lidhja në kohë reale me njerëz në qytetet tjera

Teknologji
Kalo në kategori