LAJMI I FUNDIT:

Veprat penale në zgjedhjet lokale në Shqipëri, Prokuroria: 9 kallëzime nga subjektet politike dhe 6 të arrestuar

Veprat penale në zgjedhjet lokale në Shqipëri, Prokuroria: 9 kallëzime nga subjektet politike dhe 6 të arrestuar
Foto: Ilustrim

Në zgjedhjet vendore të 14 majit të zhvilluara në Shqipëri për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj mësohet se janë regjistruar 31 kallëzime penale.

Në njoftimin e Prokurorisë së përgjithshme theksohet se për zgjedhjet janë regjistruar 31 kallëzime penale, 9 nga subjekte politike dhe 21 nga policia. Në pranga deri tani kanë përfunduar 6 persona dhe nga prokuroria e Vlorës është dhenë një vendim arrest me burg për një person.


Gjithashtu në lidhje me parregullsitë e ditës së zgjedhjeve janë regjistruar edhe 18 procedime penale.

Sipas njoftimin të Prokurorisë, janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.

Janë regjistruar gjithësej 31 kallëzime penale. Prej të cilave: 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit; 4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës; 4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit; 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit; 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit; 3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër; 2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier; 2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës; 2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë; 1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës; 1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe 1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.

Janë regjistruar gjithësej 18 procedime penale, prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4 në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.

Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.

“Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi. I është atribuar vepra penale 25 personave. Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë. Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.
Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /Telegrafi/