LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e produktit si një prej mjeteve më efektive të marketingut

Vendosja e produktit si një prej mjeteve më efektive të marketingut

Pozicionimi i brendit në ditët e sotme është elementi kryesor në strategjinë e marketingut të kompanive. Duke parë këtë, marketingu përmes vendosjes së produkteve po bëhet çdo ditë e më shumë më i popullarizuar, pikërisht për shkak të përparësive në promovimin dhe pozicionimin e brendeve në treg.

Vendosja e produktit konsiderohet si mjet shumë efektiv për të drejtuar mesazhin përkatës të marketingut në grupin e përzgjedhur të audiencës në kohën dhe vendin e duhur. Kjo formë e marketingut ka ndikuar që shumë kompani të rrisin bazën e konsumatorëve, në veçanti kur kanë qenë prezent në filma, programe, emisione apo seriale të cilat kanë një audiencë më të madhe.

Kompanitë më të mëdha botërore si Apple, BMW, Coca Cola, Sony, Ray Ban etj, e ndajnë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të marketingut për vendosje të produktit, duke parë efektet e menjëhershme që vijnë nga ky lloj i promovimit. Si shembull mund të merret paraqitja e syzeve Ray Ban Wayfare në filmin “Risky Business” me Tom Cruise. Para shfaqjes së këtij filmi, kompania kishte shitur vetëm 18,000 palë syze, ndërsa pas shfaqjes së filmit, shitja e këtyre syzeve kishte arritur deri në 360,000 palë, duke i japur këtyre syzeve epitet ikonik.

Duke pare sukseset nëpër botë, çdo ditë e më tepër ky lloj i promovimit të kompanive po përdoret edhe në vendin tonë. Përmes vendosjes së produkteve në emisione të ndryshme kompanitë si Frutti, Temaj, Beta, Spirit of Drini, Konsoni, Meka etj, kanê arritur të rrisin brendin e tyre dhe të jenë pjesë e familjeve jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.

Si shembuj të vendosjes së produktit mund të i shihni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/


Artikull i sponsoruar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Ekonomi
Propozimi për rritje të çmimit të rrymës prej 15 për qind, ZRrE ofron mundësi për komente dhe sugjerime

Propozimi për rritje të çmimit të rrymës prej 15 për qind, ZRrE ofron mundësi për komente dhe sugjerime

Ekonomi
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Kalo në kategori