Javën që po lëmë pas ka vazhduar vendosja e kamerave në veri të vendit për të krijuar kështu një mjedis më të sigurt për qytetarët.
Ekipi i Telegrafit ishte në vendngjarje për të parë më afër vendosjen e kamerave.
Po javën që po lëmë, saktësisht të premten Gjykata në Prishtinë dënoi me 25 vjet burgim Enver Sekiraqën, për nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, ndërkaq po të premten Gjykata në Prizren dënoi me 24 vjet burgim një të dyshuar për dhunim seksual të dy të miturave.
Vendosja e kamerave në veri
Në katër komunat veriore të Kosovës është duke u vendosur sistemi i vëzhgimit me kamerë. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani në një intervistë për Telegrafin ka treguar se sa e rëndësishme është vendosja e sistemit të vëzhgimit në katër komunat veriore të Kosovës.
Ai tha se aty ku ka pikë statike dhe ku qëndrojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës aty do të ketë dhe kamera të sigurisë.
“Prej momentit që kemi ardhur këtu në dhjetor të vitit 2022, ne e kemi pas për obligim me i mbrojt stacionet policore dhe pikat ku rrinë policia. Aty ku ka pikë statike, aty ku është policia ka dhe kamera. Sidoqoftë tani jemi zgjeruar duke marrë më shumë policë në detyrë. Jemi zgjeruar në kualitet të hetimeve dhe e kemi të arsyeshme dhe kemi bërë kërkesë që të vendosen kamera në mbarë territorin e veriut të vendit, nëpër rrugë magjistrale, e rrugë komunale si në Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok”, ka thënë Elshani.
Sipas tij, ky proces tashmë ka filluar dhe konsideron që do të varet dhe nga kompania se deri kur mund t’i kryejë këto punë me instalime.
Elshani tregoi se do të jenë diku rreth 200 kamera që do të vendosen në katër komunat veriore.
“Veriu i vendit nuk asnjë dallim nga rajoni i Pejës, apo Gjilani etj. Por, vendosja e kamerave të sigurisë sipas ligjit arsyetohet me atë që vendet publike mbulohen dhe qëllimin kryesorë e kanë parandalimin e kundërvajtjeve, të veprave penale. Por nëse ato ndodhin të kemi kualitet të hetimeve. Që d.m.th të kemi më lehtë ndriçimin e rasteve”.
I pyetur se sa ua lehtëson punën në terren vendosja e sistemit të vëzhgimit, Elashani tha: “Na e lehtëson shumë punën. Që d.m.th ne e kemi mundësinë që nëpërmjet monitorimit të kamerave të verifikojmë rrugët, magjistrale, qytetin, apo udhëkryqet që aty gjithsesi që kalojnë kryerësit e veprave penale apo kundërvajtësit, etj. në do ta krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët e veriut të vendit”.
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Aktgjykimi në fjalë u shpall nga gjykatësi Agim Kuçi. Sipas gjykatësit Kuçi të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
I akuzuari Sekiraqa detyrohet që të paguajë shpenzimet procedurale aq sa do të bëhen sipas llogarisë përfundimtare të kësaj gjykate, për paushall gjyqësor shumën prej 200 euro dhe 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Pala e dëmtuar u udhëzua në kontest të rregullt juridiko-civil ndërsa palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.
Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu:
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Është dënuar me 24 vite burgim E.G nga Prizreni, pasi i njëjti ka dhunuar dy vajza nën moshën 14-vjeçare.
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, (Kryetarja e trupit Gjykues – Kymete Kicaj) ka njoftuar të premten se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.G., për shkak se nga muaji nëntor 2023 deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (I) – nën moshën 14 vjeç, transmeton Telegrafi.
Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së.
Po ashtu, i dyshuari nga koha e pavërtetuar deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (II) – nën moshën 14 vjeç.
Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së.
“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e gjykon dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme