Maroku ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Tanzanisë, për ta siguruar çerekfinalen e Kupës së Afrikës.

Edhe pse më dominuese, Maroku shënoi fitore vetëm me rezultat 1-0, por i mjaftueshëm për kualifikim.


Maroku e nisi për mrekulli me Ismael Saibari që shënoi një supergol me kokë nga distanca, por që pastaj u anulua nga VAR-i shkaku i një pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

Heroi i Marokut rezultoi të jetë ylli i Real Madridit Brahim Diaz që shënoi nga afërsia pas asistimit të Achraf Hakimit (64’).

Pas këtij goli, Maroku mbajti dominimin dhe krijoi edhe disa aksione por që nuk i finalizoi.

Tanzania ndërkohë tentoi vetëm me disa kundëraksione që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Kësisoj, Maroku avancon në çerekfinale të Kupës së Afrikës, aty ku janë kualifikuar edhe Senegali dhe Mali. Përndryshe do të përballet me fituesin e ndeshjes Afrikë Jugore - Kamerun./Telegrafi

telegrafi sport app