Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të bëjë të ditur nesër qëndrimin e tij zyrtar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi shkruan në Facebook, se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur sot në protokollin e Presidencës.
“Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019. Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Blushi.
Para disa ditësh, Gjykata Kushtetuese zbardhi vendim që lë në fuqi legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive që kërkonte konstatimin si antikushtetues të këtyre zgjedhjes.
Në këtë vendim anëtarët e gjykatës më të lartë në vend, mbërrijnë në përfundimin se pala kërkuese Shoqata e Bashkive, jo vetëm që nuk është subjekt zgjedhor, për rrjedhojë as bartëse e të drejtave kushtetuese që lidhen me këtë proces.
“Kjo shoqatë nuk ka konkretizuar në kërkesën e saj as ndonjë akt të pushtetit publik ose një vendim gjyqësor, Prandaj kjo dispozitë nuk mund të shërbejë si bazë kushtetuese për kërkimet e parashtruara nga kërkuesja” thuhej në vendim.
Gjykata vlerësoi se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë Shoqata e Bashkive, nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues.
Gjykata Kushtetuese tha se për këtë vendim ka pasur një mendim paralel nga anëtarja Sonila Bejtja, e cila është shprehur se “ndaj të njëjtin qëndrim me shumicën lidhur me zgjidhjen e çështjes për kërkimin e parë por kam qasje të ndryshme mbi arsyetimin e saj.
Me publikimin e vendimit të plotë tashmë është radha e presidentit Ilir Meta, të vendosë nëse do të kemi zgjedhje të pjesshme lokale në 6 bashki Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë, që qeverisen pa një kryetar të zgjedhur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj