Vendimi i GJND-së dhe sfida e radhës
Vendimi i GJND-së në favor të Kosovës, edhe një herë ishte një element konstruktiv, por në anën tjetër ishte edhe një dëshmi e madhe se Kosova pavarësinë e saj ka shpallur në mënyrë të ligjshme, dhe në përputhje me rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Kur dihet se në marrëdhëniet ndërkombëtare, shpeshherë merren për bazë faktet, madje ligjet nuk mund të jenë aq kryefort sa të mos merren specifikat e vendeve, në këtë rast Kosovës. Ky lajm ishte madje edhe “top lajmi” kryesor i shumë mediave botërore, që nga CNN-ni e deri tek Al-Jazzira, gjë që u dëshmua edhe njëherë procesi i legjitimitetit të shtetësisë së Kosovës si proces i drejt. Madje, ky lajm ngjalli edhe reagime të ndryshme në shumë vende të botës, sidomos në ato vende që njihen edhe si “konflikte të ngrira”, por që rasti i Kosovës për dallim nga këto raste është i njohur si rast “sui generis” apo “rast unik”.
Normalisht që vendimi i GJND-së në plan të parë ishte nga lobimi i miqve të Kosovës, në radhë të parë SHBA-ve, pastaj aleatëve tjerë të cilët edhe ashtu (shumica nga ta) paraqiten opinionet e tyre para kësaj Gjykate se “Pse duhet Kosova të jetë e pavarur”. Ky opinion kishte një karakter politik të fuqishëm në favor të Kosovës, madje në një prononcim për media Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardh, Mike Hammer me rastin e vendimit të GJND-së theksoi se “U gëzuam që gjykata u pajtua me qëndrimin e vjetër të SHBA-ve se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim me ligjin ndërkombëtar”. Megjithëatë, pati edhe deklarata të tjera nga shumë lider, politikan botëror të cilët shumica nga ta ishin optimist për mendimin e kësaj gjykate, madje disa nga ta theksuan se “ky është një mesazh për mbarë botën”.
Kështu, që humbësi edhe njëherë dihej, Serbia shteti i cili nuk po mund të gjenë vetën, edhe njëherë mundohej që nëpërmes mjeteve të ndryshme që ta instrumentalizoj edhe më tej çështjen e Kosovës, në këtë mënyrë që para opinionit të gjerë të del si “viktimë”, por ja që e vërteta ndryshe thekson, madje ky vendim i GJND-së ishte një “efekt bommerang” për vetë shtetin Serb. Andaj, edhe pse ky vendim apo mendim i Gjykatës mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në fakt është një mendim këshilldhënës, normalisht që ka një ndikim social për Kosovën, por edhe për vetë ato shtete që kanë hezituar që ta njohin apo kanë qenë skeptike në këtë drejtim. Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare theksojnë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë tani do t’i kalohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku pritet të zhvillohet një debat mbi Kosovën shtatorin që vjen.
Vendimi i GJND-së pro Kosovës, fillim i një kapitullit të ri njohjesh
Pavarësisht mendimit këshilldhënës të gjykatës së Hagës mbi legjitimitetin e shtetësisë së Kosovës, duhet thënë se Kosova ka triumfuar bindshëm me argumente dhe fakte juridike-politike, andaj krahas këtij triumfi duhet cekur se Kosova ka kaluar edhe skepticizmin e shumë shteteve të cilat ishin skeptike në këtë drejtim. Por, në anën tjetër një pjesë e shteteve kanë pritur këtë vendim apo siç njihet ndryshe edhe si mendim i GJND-së. Duhet thënë se politika si koncept që është, ajo është një veprimtari e gjerë, gjithëashtu ajo ka rëniet dhe ngritjet e saj, dhe normalisht që palët në politikë kanë interesa të ndryshme që i lidhin njëra me tjetrën, të cilat poashtu shquhen me norma të reciprocitetit.
Për Kosovën, ky është një fillim apo një nisje e një kapitullit të ri njohjesh, sepse siç dihet shumë shtete kanë pritur mendimin e kësaj gjykate, madje një gjë të tillë e kanë pranuar edhe vetë udhëheqësia e Kosovës, si dhe faktori ndërkombëtar (kemi fjalën për ekspertët ndërkombëtar). Kështu, që tani më ecuria politike dhe juridike, por edhe faktike e Kosovës, do të jetë më ndryshe, pritet një valë e re njohjesh nga shumë shtete të fuqishme, madje sipas një informate thuhet që SHBA-ja po lobon për një valë të re njohjesh kolektive me mbi 40 njohje të reja, sidomos nga Amerika latine dhe Afrika. Andaj, në këtë drejtim edhe mekanizmat institucional të Kosovës, duhet bërë përpjekje të mëdha për ri-nisjen e një procesi për njohje të reja të Kosovës, si dhe përdorimin e të gjitha mjeteve që sidomos vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta zbusin qëndrimin e tyre karshi Kosovës.
Sfidat vazhdojnë…sfida e radhës…!?
Kosova, deri tani ka bërë mjaftë progres, nuk duhet anashkaluar mundin e askujt, madje edhe piloti shqipëtar James Berisha ka kontribuar në këtë drejtim, gjë që është për t’u lavdëruar, sepse me të gjitha forcat duhet bërë përpjekje që të lobojmë sa më shumë drejt njohjeve të reja të Kosovës, si dhe përmbushjen e kritereve për integrimin e Kosovës në strukturat EuroAtlantike. Mëgjithëatë, problemet, sfidat, të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës janë të shumtë, ato përfshijnë sfidat të brendshme dhe të jashtme. Në të parat përfshihen: luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, luftimi i nepotizmit, si dhe shumë sfida tjera që pa dyshim nuk do të mjaftonte që të elaborojmë me një shkrim të shkurtër si ky.
Ndërsa, në sfidat e jashtme që normalisht janë të ndërlidhura me sfidat e brendshme janë: Krijimi i një procesi politik dhe stretegjik për t’u njohur nga më shumë shtete, sepse kjo është edhe në vetë dobinë e shtetit kosovar, pastaj plotësimi i kritereve për në Bashkimin Evropian, veçmas duhet të kemi parasysh arritjen e hapave me shtetet e rajonit drejt liberalizimit të vizave në mënyrë që Kosova të mos ngec prapa në këtë proces si dhe shumë sfida tjera. Por, tani si sfidë e radhës, në fakt ky është edhe mendim i shumë ekspertëve ndërkombëtar është anëtarësimi i Kosovës në OKB. Vetë anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do të hapte rrugë tjera si për njohje të shtetësisë, por edhe për bashkëpunimin e ekonomik, sidomos me ato vende që kanë standartin e lartë të mirëqenies sociale. Andaj, si konkludim mund të theksojmë se mendimi i GJND-së mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës është një hap i rëndësishëm për shtetin e Kosovës, që sidomos ka hapur dyert për njohje të reja, mirëpo problemet, dhe sfidat e shumta janë elemente kyçe të cilat shteti i Kosovës duhet pasur kujdes të veçantë, tani sytë duhet drejtuar kah anëtarësimi drejt OKB-së si një nga objektivat kryesor pas vendimit të GJND-së.
(Autori është master në Sociologji)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re