LAJMI I FUNDIT:

Vendimi drastik që Cristiano Ronaldo mendoi ta merrte për shkak të Messit

Vendimi drastik që Cristiano Ronaldo mendoi ta merrte për shkak të Messit

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se një çmim individual i Lionel Messit pothuajse e detyroi atë të tërhiqej nga futbolli në vitin 2019. Ylli portugez pranoi se ai rrezikoi duke lënë Real Madridin për t’iu bashkuar Juventusit katër vjet më parë.

Në biografinë e Ronaldos që u publikua të mërkurën, gazetari i L’Equipe, Thierry Marchand zbuloi një histori në lidhje me zhgënjimin e yllit aktual të Manchester United pasi humbi fitimin e Topit të Artë në vitin 2018.

“Është e lehtë të qëndrosh në flluskë kur je i suksesshëm”, pohoi Ronaldo.


“Kam rrezikuar të vij në Torino. Ndryshova klubin, ligën, kulturën e futbollit. Kam rrezikuar dhe ishte ai rrezik që, jam i sigurt, më bëri të mos e fitoja Topin e Artë në vitin 2018. Nëse Messi fiton Topi i Artë këtë vit, po e lë futbollin”.

As Messi dhe as Ronaldo nuk e fituan çmimin në vitin 2018, me Luka Modric që mori çmimin e madh individual pasi udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës në Rusi.

Interesimi i PSG-së

Portugezi zbuloi gjithashtu se Paris Saint-Germain është ende i interesuar për të marrë shërbimet e tij.

“E di që dera është e hapur”.

“E shoh veten duke luajtur në Parc des Princes, përballë 50,000 emigrantëve portugez. Do të ishte fantastike”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori