LAJMI I FUNDIT:

Vendimet për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftimet e nervozojnë Petkoviqin, përmend luftën

Vendimet për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftimet e nervozojnë Petkoviqin, përmend luftën

Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve dhe reciprocitetin me letërnjoftimet për qytetarët serbë që do të hyjnë në Kosovë e ka nervozuar shumë drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Petkoviq shkon aq larg në deklaratën e tij, duke thënë se Qeveria e Kosovës me vendimet e reja për targat dhe letërnjoftimet, “Albin Kurti hapur ka kërcënuar me luftë serbët në Kosovë”.

“Vendimi i institucioneve në Prishtinë për ndalimin e letërnjoftimeve serbe dhe pas datës 30 shtator heqjen e vlefshmërisë së targave me emrat e qyteteve ‘KM’, ‘GL’, ‘PR’, ‘UR e të tjera, me njoftim se pas këtij afati këto automjete do të konfiskohen, është një goditje e drejtpërdrejtë për të gjithë serbët në jug dhe veçanërisht në veri të Ibrit”, tha Petkoviq në një komunikatë, transmeton Telegrafi.

“Është e papranueshme që ndaj një kërcënimi dhe njollosje të tillë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të heshtin dhe të pretendojnë se janë të ngathët, derisa Albin Kurti po përgatit fillimin e një konflikti të madh dhe sulmin ndaj serbëve në fund të shtatorit”.

“Me heshtjen e tyre, ata bëhen bashkëfajtorë të drejtpërdrejtë të destabilizimit të ri të situatës në terren, në regjinë e Albin Kurtit, të shkaktuar nga vendimi i ri i njëanshëm i pushtetit në Prishtinë”, ka deklaruar Petkoviq.

Qeveria merr vendim për targat: Nuk do të ketë më automjete me “PR”, “KM”, “GL”..., do të regjistrohen me RKS
Lexo po ashtu Qeveria merr vendim për targat: Nuk do të ketë më automjete me “PR”, “KM”, “GL”..., do të regjistrohen me RKS

“Serbët nga Kosova dhe Metohia nuk do të lejojnë që të persekutohen, të vriten dhe t’u konfiskohet prona e tyre e fituar në mënyrë legjitime dhe këtë duhet ta dinë të gjithë në Prishtinë dhe në Bruksel”, tha Petkoviq.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Sipas komunikatës  me vendimin e parë të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS.

Qeveria vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim
Lexo po ashtu Qeveria vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim

Qeveria në mbledhjen e sotme gjithashtu ka marrë vendim që të aplikojë reciprocitet ndaj Serbisë për letërnjoftim.

Sipas vendimit, qytetarët serb që hyjnë në Kosovë do të pajisen me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.

Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori