Të dyja skuadrat zhvilluan lojë ofensive në fraksionin e parë, ndërsa më efektivë u treguan Azzurrët. Pas një goditjeje të lirë të Diamantit, Davide Astori ishte aty për t’u siguruar që topi të përfundonte në rrjet (24’).


ita uru

Edhe Edinson Cavani shënoi në pjesën e parë, por goli i tij u zhvlerësua pasi paraprakisht ishte në pozitë jashtë loje. Mirëpo, në pjesën e dytë, 26-vjeçari e barazoi rezultatin pas asistimit të Garganos (58’).

Alessandro Diamanti e bëri të parëndësishme mungesën e Pirlos duke rikthyer avantazhin e Italisë nga gjuajtja e lirë (73’).

Edinson Cavani ishte aty për ta neutralizuar përsëri golin e Azzurrëve duke lënë të pashpresë Buffonin nga gjuajta e lirë (78’).

cavani ita

Me rezultat 2-2 përfundoi koha e rregullt e sfidës, e cila u desh të shkonte në vazhdime. Ndërkaq, edhe pas vazhdimeve rezultati mbeti i njëjtë dhe u desh që penaltitë ta vendosin fituesin.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Riccardo Montolivo u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (110’) duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë në minutat e fundit të përballjes.

Pas ekzekutimit të penaltive, kësaj radhe (pas eliminimit nga Spanja në gjysmëfinale) italianët u treguan më të vendosur dhe më të saktë.

uru ita1

Të pasaktë nga pika e bardhë ishin Diego Forlan (Uruguai), Mattia De Sciglio (Itali), Martin Caceres (Uruguai) dhe Walter Gargano (Uruguai). /Telegrafi/

telegrafi sport app