LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi dhe Bashkimi vazhdojnë me fitore në konkurrencën e femrave

Vëllaznimi dhe Bashkimi vazhdojnë me fitore në konkurrencën e femrave

Vëllaznimi dhe Bashkimi janë skuadrat e vetme në Superligën e Femrave që kanë katër fitore në katër ndeshje.

Vëllaznimi ka vazhduar me fitore, duke mundur Trepçën në udhëtim me rezultat 43-73 (10:23, 13:14, 8:17, 12:17).

Skuadra kuqezi ishte në epërsi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar – thuhet në faqen e FBK-së.


Sihana Ramoja dhe Arta Mustafa me 16, përkatësisht 13 pikë, ishin më të dalluarat te Trepça, kurse te Vëllaznimi sërish më të mirat ishin dyshja e huaj Sarah Mgbaike me 27 pikë e 25 kërcime dhe Raven Baker me 29 pikë e 14 kërcime.

Vëllaznimi ka katër fitore në katër ndeshje, kurse Trepça një fitore dhe tri humbje.

Bashkimi ashtu siç është pritur ka shënuar fitore ndaj Kastriotit me rezultat të thellë 116-42 (36:19, 30:4, 24:15, 26:4).

Vashat prizrense dominuan nga fillimi deri në fund për të regjistruar fitoren e katërt radhazi, kurse vashat nga Ferizaj kanë katër humbje.

Arbnore Përquku kishte 22 pikë e 10 kërcime te Bashkimi, kurse Amani Alexander kishte 17 pikë te Kastrioti.