Velkovski: Mbi 2200 persona joligjërisht kanë marrë ndihma sociale dhe pensione

“Gjithsej 2252 persona në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë ndihmë sociale dhe pension për më shumë se një vit”, njoftoi sot ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë teknike, Gjoko Velkovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së.
Ai në konferencën e sotme për shtyp tha se është vërejtur edhe një pagesë retroaktive e mjeteve për disa muaj më parë, e cila ka ngritur dyshime në institucionet nën juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).
“Bëhet fjalë për shpërdorim të sistemit të mbrojtjes sociale dhe pagesë të paligjshme dhe kundër ligjit të fondeve për asistencë minimale të garantuar, e njohur gjerësisht si ndihmë sociale në para dhe pension social për personat që nuk plotësojnë kushtet ligjore për ta marrë atë. Manipulimi është sistematik dhe me gjasë në të kanë qenë të përfshirë disa persona, për çka është nisur një kontroll i jashtëzakonshëm për të zbuluar autorët”, tha Velkovski.
Ai sqaroi se bëhet fjalë për përfitues që kanë marrë asistencë minimale të garantuar dhe pension social dhe kanë raportuar se nuk kanë automjet.
“Dëmi mujor është 18 milionë denarë. Mbi 200 milionë denarë në vit. Për mbi 2200 përdorues”, tha Velkovski.
Ai shtoi se është e pashpjegueshme se si nuk kanë vepruar shërbimet, të cilat kanë vazhduar pagesën e mjeteve. Velkovski tha se në disa nga qytetet ku është zbuluar keqpërdorim, numri i përdoruesve kalon njëqind, si Manastiri – 166, Gostivar – 164, Kumanovë – 235, Prilep – 229, Shkup – 714, Karposh – 125, Kisela Voda – 155, Çair – 151, Shuto Orizari – 121, Tetovë – 150./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Kurti: Japonia mbetet një nga miqtë tanë më të ngushtë

Ngërçi në Kuvend, analistët: Shpresa e vetme mbetet Gjykata Kushtetuese

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq