LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Takimin me QUINT-in e kërkoi Vetëvendosje, jo LDK

Veliu: Takimin me QUINT-in e kërkoi Vetëvendosje, jo LDK

Lëvizja Vetëvendosje, pas takimit të sotëm me LDK-në, që nuk rezultoi me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, ka paralajmëruar se këto dy subjekte politike nesër do të kenë një takim të përbashkët me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Lidhur me këtë, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se ishte kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje, që nesër të ketë një takim të përbashkët me QUINT-in.

“Ishte Lëvizja Vetëvendosje ajo që kërkoi takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it”, tha Veliu, për televizionin T7.

Veliu bëri të ditur se LDK tashmë i ka të qarta qëndrimet dhe pozicionin në bisedimet me LVV-në. Sipas tij, këto qëndrime janë konfirmuar në Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

Me këtë deklaratë, Veliu ka demantuar nënkryetaren tjetër të LDK-së, Vjosa Osmani, e cila pas takimit të sotëm LVV-LDK, ka thënë se ka qenë kërkesë e përbashkët e LVV-së dhe LDK-së që të mërkurën të kenë takim të përbashkët me ambasadorët e QUINT-it.

Pas takimit të sotëm të krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, e që rezultoi i paskuksesshëm, LVV dhe LDK kanë dalë me komunikata zyrtare për media.

Në deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se “Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”.

Ndërsa, LDK ka thënë se në takim kanë shpalosur qëndrimet e tyre tashmë të njohura për opinionin. “Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”, thuhet në komunikatën e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori