LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Kryesia nuk diskutoi emrat për kryeministër, biseduam për kriteret

Veliu: Kryesia nuk diskutoi emrat për kryeministër, biseduam për kriteret

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, pas mbledhjes së Kryesisë së këtij subjekti politik të mbajtur sot ka treguar se çka është folur në takim.

Veliu ka thënë se ende nuk kanë emra konkretë për kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në vitin 2021.


Ai tha se në mbledhje është diskutuar për kriteret që duhet plotësuar ppër të kandiduar për deputet si dhe për kryeministër.

“Asnjë emër ende nuk është në shqyrtim. Ne jemi duke biseduar për kriterët. Do t’i ndërtojmë kriteret edhe për kandidatët për kryeministër dhe kriteret për kandidatët për deputetë”, ka thënë Veliu pas takimit të Kryesisë.

Edhe anëtari i Kryesisë, Arban Abrashi, tha s’kanë diskutuar për emra, por është folur për kriteret që duhet t’i ketë kandidati për kryeministër dhe ata për deputetetë.

“Sot ka qenë një vendim i Kryesisë për të diskutuar për zhvillimet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është diskutuar për kriteret që  duhet t’i ketë kandidati për kryeministër dhe ata për deputetë. Në ditët e ardhshme gjithsesi se do të diskutojmë edhe për emrat dhe bartësin e listës.”, tha Abrashi.

Ai tha sa sondazhet e qesin LDK-në shumë më mirë se ajo çfarë po flitet në rrejtët sociale.

“Sondazhet LDK-në e qesin shumë më mirë se ajo çfarë po flitet në rrjete sociale e sondazhe të paguara”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori