Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka komentuar edhe përfshirjen e PD në protestat tek Bregu i Lumit.
Duke folur në konferencën “Smart City Solution, Veliaj deklaroi se politikanët e llastuar dhe të fortët e politikës shqiptarë nuk mund të bllokojnë ndryshimin.
“Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet per tek piazza e fundit e Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e te llastuar politikanesh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Edhe i paevitueshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne që e kemi në dorë, sesa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh se kryeqyteti është i destinuar që të rritet.
“Duam apo s’duam ne, në të gjithë botën, përfshirë dhe Hungarinë, dhe Shqipërinë, dhe Ballkanin dhe Evropën Qendrore dhe çdo vend tjetër, ka një tendencë nga periferia për në qendër. Pra njerëzit në periferi të Shqipëri duan të vijnë të gjithë në Tiranë, njerëzit në Ballkan që është periferi e Evropës duan të shkojnë më në qendër të Evropës. Kështu që kemi dy mundësi, ose na kaplon histeria për këto lëvizjet demografike, ose themi ky është një realitet të kohëve tona moderne të cilët ne duhet ta përballim, dhe hajde të mësojmë nga më të mirët”, tha ai teksa shtoi se nuk mund të ndërtohen dot mure brenda qyteteve tona”, ka thënë Veliaj.
“Ne nuk i ndërtojmë dot mure qyteteve tona, siç ishte në kohët e lashta, ku qytetet rrethoheshin prej muresh. Muret tani janë financiare, muret janë mure të pamundësive, dhe kjo është arsyeja pse ne nuk ndërtojmë dot mure në Tiranë, se na vijnë 25 mijë veta çdo vit. Që nga koha kur jam zgjedhur kryetar bashkie kanë ardhur 100 mijë veta në Tiranë. Do të thotë që duhet të përgatitemi për apartamente që mund të përballojnë. Por për sa kohë që rritja është e qëndrueshme, është inteligjente me konceptet e ‘Smart Cityt’ është e gjelbër me konceptet e pyllit orbital, apo xhepat e parqeve, apo mikro-hapësirave ku po ndërhyjmë, atëherë ky është një lajm i mirë. Nuk është një fatkeqësi, por është një privilegj, fakti që qytetet tona shtohen si në Budapest dhe në Tiranë me çuna dhe goca që vijnë nga rrethe të tjera, kanë talent”, deklaroi ai. /TCH/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët