LAJMI I FUNDIT:

Vela: Sinjali i sotëm është që Grenell ka mbështetjen e plotë të rrethit të ngushtë të Trump-it

Vela: Sinjali i sotëm është që Grenell ka mbështetjen e plotë të rrethit të ngushtë të Trump-it

Senatori amerikan David Perdue, ka deklaruar gjatë të martës se SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria nuk e heq taksën ndaj Serbisë.

Kjo deklaratë e tij është mbështetur nga disa figura politike të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, SHBA të rishqyrtojë praninë në Kosovë
Lexo po ashtu Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, SHBA të rishqyrtojë praninë në Kosovë

I deleguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka ripostuar në profilin e tij në Twitter postimin e senatorit nga Georgia.

Pas tij, qëndrimin e senatorit amerikan e ka mbështetur edhe këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ndërsa të njëjtën e bëri edhe djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior, i cili shkroi në Twitter se janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë, që duhet të kthehen në shtëpi.

Analisti, Blerim Vela ka shpjeguar se si mund të merren vendimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se duhet të bëhet dallimi mes sinjalit dhe zhurmës, duke qenë se në postimet e sotme, është parë se Grenell ka mbështetjen e plotë të rrethit të ngushtë të presidentit Trump.

Ai e quajti këtë një pjesë “joformale” të marrjes së vendimeve në Presidencën amerikane.

“Sot ma tepër se kurrë duhet bërë dallimin mes sinjalit dhe zhurmës. Sinjali i postimeve të sotme në Twitter është që Ambasadori Grenell ka mbështetjen e plotë të rrethit të ngushtë të Presidentit Trump, që përfshin anëtarë të familjes së Presidentit (Jared Kushner dhe Donald Trump Jr.), senatorë republikan dhe zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Kjo përbën pjesën “joformale” të vendim-marrjes në Presidencën amerikane”, shkruan Vela.

Në anën tjetër ai tha se Grenell ka nevojë të siguroj edhe mbështetjen e agjencive relevante në procesin formal institucional të konsultimeve ndër-ministrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve.

“Ambasadori Grenell ende mbetet të siguroj mbështetjen e gjitha agjencive (ministrive) relevante në procesin formal institucional të konsultimeve ndër-ministrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve”, shkruan ai.

Ndërsa, Vela shton se para 15 marsit mund të ketë veprime shtesë që mund ta konfirmojnë mbështetjen institucionale për qëndrimet e Grenell.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka pasur një takim të gjatë me ambasadorin Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Hyseni përcjell mesazhin e Grenell: SHBA nuk do të shpenzojë para në ushtri dhe projekte tjera, në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj
Lexo po ashtu Hyseni përcjell mesazhin e Grenell: SHBA nuk do të shpenzojë para në ushtri dhe projekte tjera, në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj

Hyseni, i cili në Washington ka shkuar me autorizim të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se gjatë një takimi të gjatë dhe shterrues, janë diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori