Blerim Vela, shef i zyrës së presidentes Vjosa Osmani, i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa, pasi ky i fundit ironizoi me deklarimet e Osmanit.
Në një shkrim në Twitter, Vela tha se zëri i podrumeve politike, Isa Mustafa, nuk e përballon dot faktin se Osmani është zëri i qytetareve kur kërkon që shtetet anëtare të BE-së të marrin vendime në linjë me mbështetjen deklarative të shprehur në Bruksel për liberalizim të vizave.
Sipas Velës, Mustafa, i pensionuar nga politika pas dënimit nga qytetaret me vote, s’ka kredibilitet të mbajë leksione.
“Ai kurrë s’ka pasur guximin të luftojë krimin e korrupsionin. Përkundrazi, ishte kthyer në shërbëtor politik vetëm e vetëm që të mbes në pushtet – qoftë edhe një ditë më shumë”, shprehet ai.
Tutje Vela tha se Mustafa duhet t’i kërkojë falje qytetarëve për dëmin që i ka shkaktuar Kosovës.
“Andaj, sikur të kishte fytyrë shoku Isa Mustafa, siç po shprehet ai (e që nuk ka), do t’i kërkonte falje qytetarëve të Kosovës për dëmin e pariparueshëm që i ka bërë vendit, si vasal i papërmirësueshëm dhe shërbëtor i dëgjueshëm i kapjes së shtetit dhe korrupsionit ë vend”, deklaroi më tej.
“Do të duhet shumë mund e kohë për t’i riparuar dëmet e shokut Isë e shpurës se tij politike. Por, kthim prapa s’ka, përkundër zhurmës në prapavijë të ca pensionisteve politik. Të hapur ndaj debatit e kritikes, por s’mund te qëndrojmë indiferent ndaj baltosjes se punës tonë”, shkroi Vela.
Reagimi i Velës erdhi pasi Muastafa tha se: “Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut”. /Telegrafi/
Zeri i podrumeve politike, Isa Mustafa, nuk e perballon dot faktin se Presidentja Osmani eshte zeri i qytetareve kur kerkon qe shtetet anetare te BE te marrin vendime ne linje me mbeshtetjen deklarative te shprehur sot ne Bruksel per liberalizim te vizave per qytetaret tane.
1/4
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 23, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova