“Me Vedat Muriqin kam marrëdhënie të mirë, dua ta takoj së shpejti” - Kumbulla flet pas transferimit te Mallorca

Marash Kumbulla është zyrtarisht futbollisti më i ri i Mallorcas, ku do të luajë në huazim deri në fund të sezonit nga Roma, ndërsa në prezantimin e tij, ai foli për marrëdhëniet me Vedat Muriqin.
Gjatë prezantimit të tij, Kumbulla foli edhe për raportin me sulmuesin kosovar të Mallorcas, Vedat Muriqi.
Dy futbollistët janë takuar sezonin e kaluar kur mbrojtësi ishte pjesë e Espanyolit në La Liga, ndërsa gjuha shqipe dyshes do t'i ndihmojë që të merren vesh dhe të zhvillojnë një sezon fantastik.
“Me Vedatin (Muriqin) kemi folur kur u takuam këtu, kur isha te Espanyoli. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe mezi pres ta shoh së shpejti”, deklaroi Kumbulla.
Kombinimi i dy futbollistëve shqiptarë në radhët e Mallorcas pritet të sjellë një dimension të ri për skuadrën, e cila synon të forcojë mbrojtjen dhe sulmin me dyshen shqiptare në La Liga. /Telegrafi/






















































