LAJMI I FUNDIT:

Vdes producenti i famshëm, Robert Evans

Vdes producenti i famshëm, Robert Evans

Robert Evans – producenti dhe kreu i studiove kinematografike të Hollivudit gjatë viteve 1970, i njohur në veçanti për filmat legjendarë “Kumbari” dhe “Qyteti Kinez” – vdiq dje në moshën 89-vjeçare, u njoftua nga të afërmit e tij.

Evans u bë i famshëm si personi që shpëtoi “Paramount Studios” nga katastrofa, nëpërmjet shfaqjes së shumë filmave të suksesshëm, si dhe për mënyrën e tij të jashtëzakonshme të jetesës, karakterizuar nga gjërat e tepruara, përfshirën kokainën dhe jo më pak se shtatë martesa.