LAJMI I FUNDIT:

Vdes polici që u plagos në sulmin me thikë në Gjermani

Vdes polici që u plagos në sulmin me thikë në Gjermani

Një zyrtar policor i cili mbeti në gjendje kritike pas një sulmi masiv me thikë në qytetin gjerman të Manheim të premten ka vdekur, kanë njoftuar sot autoritetet lokale.

29-vjeçari ishte një nga gjashtë personat, përfshirë aktivistin anti-islamik Michael Stürzenberger, që u plagos nga sulmuesi, i cili u ndalua në vendngjarje.

Polici u godit disa herë me thikë në kokë. Pavarësisht se iu nënshtrua një operacioni urgjent, ai nuk i mbijetoi plagëve të marra, transmeton Telegrafi.


“Ky lajm më ka tronditur deri në palcë”, tha lideri i Baden-Württemberg, shteti në të cilin ndodhet Mannheim.

“Të gjitha mendimet tona janë me familjen, të afërmit dhe kolegët e oficerit”, shtoi Winfried Kretschmann.

Goditja me thikë tregon “rrezikun shpesh të pallogaritshëm ndaj të cilit oficerët e policisë janë të ekspozuar çdo ditë”, tha Kretschmann.

“Prandaj dëshiroj të shpreh ngushëllimin tim më të thellë për të gjithë oficerët e policisë në Baden-Württemberg. Ne jemi të gjithë të bashkuar me ju sot në pikëllim të thellë”, shtoi ai.

Më herët të dielën, rreth 800 njerëz formuan një zinxhir njerëzor në sheshin ku ndodhi sulmi. Ata synonin të dërgonin një mesazh kundër “dhunës, urrejtjes dhe agjitacionit”, thanë organizatorët.

Sulmi ndodhi në të njëjtën kohë me një tubim në shesh të organizuar nga Stürzenberger, një aktivist i ekstremit të djathtë. Një pjesë e saj u transmetua drejtpërdrejt në YouTube.

Sulmuesi i dyshuar, që besohet të jetë një afgan 25-vjeçar i cili mbërriti në Gjermani në vitin 2014, u qëllua dhe u plagos në vendngjarje. Sipas policisë, motivi i tij mbetet i paqartë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Botë
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Australia
Kalo në kategori