LAJMI I FUNDIT:

Vdes pesëvjeçari maroken që kishte mbetur i bllokuar për katër ditë në pus

Vdes pesëvjeçari maroken që kishte mbetur i bllokuar për katër ditë në pus

Një djalë pesëvjeçar maroken, i cili mbeti i bllokuar në një pus për katër ditë, ka vdekur.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, një deklaratë mbretërore njoftoi vdekjen e tij menjëherë pasi ai u hoq nga pusi pas një përpjekjeje të gjatë shpëtimi.


Përpjekja për ta nxjerrë nga aty kishte mbërthyer vendin, derisa qindra njerëz ishin mbledhur në vendngjarje dhe mijëra të tjerë që ndiqnin në internet.

Djaloshi ra 32 metra, përmes hapjes së ngushtë të pusit. Shpëtimi ishte penguar nga frika e një rrëshqitje dheu.

Ekipet e shpëtimit e nxorën pesëvjeçarin nga pusi në mbrëmjen e së shtunës.

Asnjë fjalë nuk ishte dhënë në ato momente për gjendjen e tij, dhe shpëtimi i dukshëm fillimisht u prit me brohoritje nga turma.

Në mediet sociale, njerëzit që përdornin hashtagun #SaveRayan, që kishte qenë trend në të gjithë vendin dhe më gjerë, shprehën gëzimin e tyre.

Por kjo ndryshoi pak minuta më vonë kur deklarata erdhi duke njoftuar se Rayan kishte vdekur. /Telegrafi/