Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur pasi është lënduar derisa ishte duke punuar në automjetin e tij.

Rasti ka ndodhur të hënën në Obiliq, në ora 14:00.


“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në automjetin e tij ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman në QKUK, dhe sipas mjekut kujdestar i njëjti ishte pa shenja jete”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/