Vdes një person në Mirash të Ferizajt, ra në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë

Foto: Ilustrim
Një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë në fshatin Mirash të Ferizajt.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 12:42.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në raport.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































