LAJMI I FUNDIT:

Vdes një grua në Podujevë pasi ra nga një objekt i lartë

Vdes një grua në Podujevë pasi ra nga një objekt i lartë

Një grua e moshës rreth 50-vjeçare ka vdekur këtë të shtunë në Podujevë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Isuf Koliqi”, ndërsa vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët emergjentë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Agron Borovci – zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.


“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ‘Isuf Koliqi’ në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti”, ka thënë ai.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”.

Tutje, Borovci ka bërë të ditur se policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Kalo në kategori