LAJMI I FUNDIT:

Vdes muzikologu Ferid Bala!

Vdes muzikologu Ferid Bala!

Ka vdekur në moshën 86-vjeçare, muzikologu Ferid Bala. Artisti ka dhënë një kontribut të madh në muzikë, duke qenë edhe themelues i degës së Kantos në Shkodër.

I aktivizuar fillimisht në melodramën “Dasma Shkodrane” nga kompozitori Prenk Jakova, do të dërgohej më pas edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës në Bukuresht. Në vitin 1971 nis punën në degën e Kantos në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër. Disa nga talentet që ka zbuluar gjatë punës si arsimtar, janë: Valdete Hoxha, Agim Hushi, Violeta Gashi, Myfarete Laze etj.


Ferid Bala është autor i disa librave, si “Ushtrime vokale”, “Përmbledhje me arie e romanca”, “Në lulishten e këngës dhe të këngëtarëve popullore shkodranë”, “Fjalor muzikor i komentuar”, “50 vjet art e kulturë”, “Këshilla për këngëtarët”, “Përmbledhje pjesësh popullore”, “Kënga dhe Këngëtarët” etj.

Është dekoruar edhe me Urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të dytë edhe të tretë. Ndërsa, mban titujt “Mësues i dalluar” dhe “Prenk Jakova”.