Vdes motoçiklisti i aksidentuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur motoçiklisti G.N 25 vjeç i aksidentuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë të cilat ishin në lëvizje.
"Dje rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur", thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë aksident është arrestuar ngasësi i furgonit, P.M 35 vjeç mashkull shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.
Nga
Telegrafi
25/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































