LAJMI I FUNDIT:

Vdes gruaja e parë e Donald Trumpit, Ivana Trump

Vdes gruaja e parë e Donald Trumpit, Ivana Trump
Donald dhe Ivana Trump (Foto: Dave Kotinsky/Getty Images)

Ivana Trump ka vdekur nga një atak kardiak në moshën 73-vjeçare.

Ish-modelja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Upper East Side të New Yorkut, sipas ish-bashkëshortit të saj, ish-presidentit Donald Trump, i cili ndau lajmin tragjik të vdekjes së saj në llogarinë e tij të Truth Social të enjten pasdite, shkruan DailyMail.

“Jam shumë e pikëlluar të informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në New York”, ka shkruar ai.


Trump – i cili ka tre fëmijë me ish-gruan e tij tashmë të ndjerë – vazhdoi të nderonte Ivanën, duke e përshkruar atë si një grua ‘të bukur, të mahnitshme’, ndërsa nderonte lidhjen e saj të ngushtë me fëmijët e tyre: Donald Jr, Eric dhe Ivanka.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe mbresëlënëse, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”, vazhdoi ai. “Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj: Donald Jr., Ivanka dhe Eric”.

“Ajo ishte aq krenare për ta, ashtu siç ne të gjithë ishim aq krenarë për të. U prefsh në paqe, Ivana”, përfundoi Donald Trump.

Djali i Ivanës, Eric, konfirmoi lajmin për vdekjen e Ivanës për DailyMail, duke thënë në një deklaratë të lëshuar në emër të familjes: “Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe e kujdesshme. Nënë dhe shoqe”.

“Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe e deshi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë”, shkroi tutje Eric Trump.

Ivana ka lindur në Çekosllovaki në vitin 1946, megjithatë ajo u zhvendos në Kanada në mesin e viteve 1970, përpara se të transferohej në ShBA, ku u vendos në qytetin e New Yorkut.

Pikërisht atje ajo u takua me Trumpin, me të cilin u martua në vitin 1977, pasi e kishte takuar për herë të parë ndërsa punonte si modele. Çifti ishte i martuar për 13 vjet përpara se të divorcohej në vitin 1990 pasi Trump pati një lidhje me Marla Maples, e cila vazhdoi të bëhej gruaja e tij e dytë.

Ivana Trump (Foto: Evan Agostini/Invision/AP)

Pas ndarjes nga Trump, Ivana vazhdoi të takohej me aktorin italian Rossano Rubicondi, i cili vdiq në tetor të vitit 2021 pas një beteje me kancerin e lëkurës.

Ivana dhe Rossano u takuan për gjashtë vjet përpara se të martoheshin në vitin 2008 gjatë një ceremonie luksoze në Mar-A-Lago, pasuria e Palm Beach që nuk zotërohet nga askush tjetër përveç ish-burrit të saj të dytë, Trump.

Ajo ishte 59 vjeçe në atë kohë, ndërsa ai ishte 36 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Magazina
Vazhdojnë ngacmimet dhe provokimet mes tyre, Gjesti shkon dhe i kërcen para Vserlos në oborr

Vazhdojnë ngacmimet dhe provokimet mes tyre, Gjesti shkon dhe i kërcen para Vserlos në oborr

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Dikur

Dikur "Miss Kroacia" në vitin 2002, sot Ivana Paris mezi njihet rrugëve të Zagrebit dhe shfaqet rrallë në publik

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Kalo në kategori