Ka vdekur në moshën 96 vjeçare akademik Minir Dusahi, inxhinieri i parë shqiptar në minierën e Trepçës në Stantërg, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) që nga themelimi i saj më 1975.
Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, përmes një njoftimi për medie se akademik Minir Dushi, bën të ditur opusin e veprimtarisë së tij shkencore dhe intelektuale në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.
“Minir Dushi studioi në Fakultetin e Xehetarisë në Beograd, ku diplomoi më 1958, ndërsa doktoroi po në Universitetin e Beogradit në vitin 1965. Pas fakultetit punoi një kohë në horizontet e minierës së Trepçës, teksa më pas ushtroi funksione të ndryshme udhëheqëse në këtë kombinat. Njëkohësisht ishte njëri nga themeluesit dhe drejtues i disa institucioneve mësimore dhe shkencore të Kosovës, siç ishin Shkolla e Lartë Teknike në Mitrovicë (1961-1966), Instituti i Plumbit dhe i Zinkut i Kombinatit “Trepça” (1966-1973), Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë në Prishtinë (1970) e më vonë në Mitrovicë (1975-1979). Në vitin 1969 u zgjodh profesor inordinar i Fakultetit Teknik të Prishtinës, ndërsa në vitin 1975 profesor ordinar i Fakultetit Xehtaro-Metalurgjik në Mitrovicë, ku ushtroi edhe detyrën e dekanit për dy mandate. Me themelimin e Universitetit të Prishtinës (1970) u zgjodh zëvendësrektor i parë, kurse në vitin 1981 u bë rektor i këtij universiteti (1981-1983). Anëtar korrespondent i ASHAK-ut u zgjodh që nga themelimi i Akademisë në vitin 1975, kurse në vitin 1978 u zgjodh anëtar i rregullt. Në vitin 1986 u bë anëtar i Kryesisë së KSA të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se opusi shkencor i akademik Minir Dushit arrin mbi 180 njësi bibliografike.
“Nga fusha e xehetarisë ka botuar 8 vepra e afro 70 punime shkencore dhe profesionale. Ka të botuara 18 libra shkencorë, nga të cilët 4 tekste universitare, si dhe 14 vepra të tjera të veçanta të botuara nga ASHAK-u dhe Universiteti i Prishtinës. Akademik Minir Dushi është nderuar me një sërë çmimesh, dekoratash dhe mirënjohjesh. Ishte veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe ishte shpallur edhe veteran i arsimit të Kosovës”.
Në 25-vjetorin e Universitetit të Prishtinës, Senati i këtij universiteti i dha titullin “Profesor emeritus”, kurse Këshilli Shkencor-Mësimor i Fakultetit Xehtaro-Metalurgjik në vitin 1996 e shpalli “Dekan nderi”.
Në respekt të jetës dhe veprës së akademik Minir Dushit, më datë 28 janar (e martë) në Mitrovicë, nga ora 12:00-14:00 do të bëhen homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Rexhep Mitrovica”. Ndërkaq më datë 29 janar (e mërkurë) në orën 10:00, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës do të mbahet mbledhje komemorative dhe më pas, po në mjediset e Akademisë, do të mbahen homazhe, deri në orën 11:30.
Në orën 11:30 kortezhi niset për në Gjakovë, ku nga ora 14:00-15:00 do të mbahet mbledhje komemorative.Varrimi i të ndjerit do të bëhet në Varrezat e Qytetit të Gjakovës në orën 16:00
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KEK shpall konkurs për Kryeshef Ekzekutiv, bëhen ndryshime në menaxhment

“Polici që e ka lëshuar Grubin ka bërë muhabet, në vend që të shikojë në monitor dhe ta shohë se është në “stop list””, tregon Toshkovski

100 vjet histori e fotografisë, dinastia Marubi rrugëton nga Shkodra drejt Tiranës

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Cakolli kërkon informacion nga KQZ se kur pritet të përfundojë numërimi i votave

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Vrasja e palestinezes në Tiranë, telefonata që zbuloi burrin që i mori jetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet