LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Kadares, opozita e vlerëson lartë kontributin e tij për vendin dhe kombin

Vdekja e Kadares, opozita e vlerëson lartë kontributin e tij për vendin dhe kombin

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ai vdiq në moshën 88-vjeçare.

Për vdekjen e Kadares ka pasur reagime të shumta, ku edhe u vlerësua lartë kontributi i tij për vendin dhe kombin, transmeton Telegrafi.

Në mesin e shumë reagimeve, një telegram ngushëllimi e ka bërë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdxhiku.


Ai ka shkruar se sot bota shqiptare u zgjua në zi.

“Sot bota shqiptare u zgjua në zi. U nda nga jeta Ismail Kadare, shkrimtari i përmasave ndërkombëtare, ai i cili për shumë dekada i dha letërsisë shqipe dhe asaj botërore kryevepra, që do mbesin gjithmonë referenca për kulturën dhe letërsinë, si vlera universale që kapërcejnë kufijtë nacional. Kolosi Ismail Kadare, përmes veprave të tij, i ka dhënë nder e dinjitet të përbotshëm artit, kulturës dhe gjuhës shqipe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Abdixhikut.

Tutje, ai ka shkruar se Kadare “ka paraqitur tablon e errët nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria komuniste, vuajtjet, sakrificat, por edhe vlerat e mirëfillta shqiptare. Ai përmes mijëra faqeve të shkruara ka promovuar traditën dhe kulturën shqiptare në botë, duke i dhënë një vlerë të shtuar jo vetëm letërsisë shqipe, por edhe mbarë kontinentit dhe më gjerë”.

Për vdekjen e Kadares, ka shkruar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi thotë se Kadare ishte gjigant i letrave shqipe.

“Gjatë jetës, ndonjëherë mendojmë se disa nga personalitetet të cilat na kanë frymëzuar dhe që me veprimtarinë e tyre jemi rritur e formësuar – do t’i kemi pranë përgjithmonë. Megjithatë, ja që vdekja është e pamëshirshme dhe troket në derën e secilit – edhe të gjigantëve. Ismail Kadare, me një stil krejt të veçantë dhe origjinal, ishte një gjigant i letrave shqipe. Një personalitet dhe një zë i cili përgjatë jetës së tij i bëri jehonë thellësive të historisë, kulturës dhe vetë shpirtit tonë njerëzor”, thotë ai.

Tutje, ai ka pohuar se Kadareja, mendja brilante pas veprave të përjetshme si “Kronikë në gur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer” dhe dhjetëra veprave të tjera, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në të gjithë botën letrare.

“Shkronjat dhe fjalët e tij thurën mozaikun e ndërlikuar të shqiptarëve, duke sjellë në jetë betejat tona, triumfet tona dhe shpirtin tonë të palëkundur”, ka pohuar ai.

Kurse, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nuk ka emër më të madh ndër shqiptarë, se sa emri Ismail Kadare.

“Jo vetëm se ai mbetet emblema e letërsisë, e krijimtarisë dhe e krenarisë shqiptare, por sepse ishte shqiptari më i famshëm në Glob. Njeriu që e lartësoi Kombin, që e lartësoi Shqipërinë, që lartësoi Kosovën dhe që letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme. Ne sot e kemi humbur gjeneralin e letrave shqipe, e kemi humbur ambasadorin e krijimtarisë shqiptare në Botë, e kemi humbur Ismail Kadarenë, emri i të cilit i ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t’i ketë njeriu”, ka pohuar kreu i AAK-së.

Tutje, ai ka shtuar se “ky emër do t’i jetojë epokat! Lamtumirë Mjeshtër”.

Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ismail Kadare është shkrimtar, personaliteti qendror i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX, protagonist i zhvillimeve më të përparuara në letërsinë shqipe gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori