Vazot në vlerë të mbi 200 mijë eurove, i mbajnë pa arsye në dollap për 30 vjet (Foto)

Bashkëshortët e paemëruar nga Somerset i Anglisë, i kanë shitur për më shumë se 200 mijë euro, dy vazo të lashta kineze, që i kanë mbajtur në dollap për 30 vjet.
Meqenëse njëra ishte thyer, ata e kanë ngjitur pa kujdes dhe të dyja i kanë mbyllur, që të mos i tregojnë para mysafirëve, transmeton Telegrafi.

Gjatë një renovimi, vendosën që t’i dërgojnë në një lokal ku shiten gjësende antike, ngaqë e dinin se kishin vlerë.
Ata janë befasuar, kur mësuan se vazot të vjetra më se 200 vjet dhe i përkasin periudhës së Perandorit Doaguang.

Këto dekorime që i mbajtën për tre dekada të fshehura, ishin në shtëpinë e tyre për më se 100 vjet, ndërsa nuk dihet prej nga u trashëguan.

Në anën tjetër, me rritjen e përfitimeve ekonomike, kinezët e pasur pa paguajnë shuma të mëdha parash, që të kthejnë trashëgiminë që u përkiste dikur. /Telegrafi/
































