Sezoni i Superligës së Rumanisë ka përfunduar dhe llogaria zyrtare e kësaj gare ka publikuar "11"-shin më të mirë të sezonit 2024/2025, ku pjesë e formacionit është Meriton Korenica.

FCSB fitoi titullin e kampionatit këtë sezon dhe i dha gjashtë lojtarë ekipit të sezonit, ndërsa CFR Cluj, si vendi i dytë, dërgoi dy lojtarë në formacion.

Njëri prej tyre është Meriton Korenica, mesfushori i spikatiru i nënkampioni rumun dhe fituesit të Kupës së Rumanisë.

Meriton Korenica ka përjetuar një sezon të jashtëzakonshëm me CFR Cluj në Superligën e Rumanisë 2024/2025, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së trajnerit Dan Petrescu.

Në kampionat, Korenica ka shënuar gjithsej 9 gola dhe ka dhënë 6 asistime, duke u bërë një nga lojtarët më të rrezikshëm dhe kreativë të ekipit.


Skuadra e sezonit në Superligën e Rumanisë: Tarnovanu (FCSB) - Crețu (FCSB), Ngezana (FCSB), Masoero (U Cluj), Radunovic (FCSB) - Baiaram (Universiteti i Craiova), Korenica (CFR Cluj), Șut (FCSB), Mitrige (FCSB), Mitrige (FCSB) Munteanu (CFR Cluj).


/Telegrafi/ 

telegrafi sport app