Zymer Bytyqi ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e klubit turk Konyaspor.

Ylli kosovar tanimë ka bërë vend në formacionin startues të Konyas dhe u paraqit në fushë nga minuta e parë ndaj Sivaspor.


E në minutën e 55-të ka ardhur edhe goli i parë i tij me fanellën e klubit turk këtë edicion.

Bytyqi përfitoi nga një top i kthyer nga shtylla, dhe me një goditje të fortë e dërgoi topin në rrjetë për të barazuar rezultatin përkohësisht në 1-1.

4dadc472 4566 4831 b835 0549e95c5bf5

Vlen të theksohet se para ksaj ndeshje, Bytyqi kishte bërë pesë asistime në Superligën e Turqisë me fanellën e Konyaspor. /Telegrafi/