LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon marshi i PSG-së – Neymar, Cavani dhe Mbappe shënojnë në fitoren e pestë me radhë për parisienët (Video)

Vazhdon marshi i PSG-së – Neymar, Cavani dhe Mbappe shënojnë në fitoren e pestë me radhë për parisienët (Video)

Tashmë treshja Neymar, Edionson Cavani dhe Kylian Mbappe e kanë zhvilluar ndeshjen e parë së bashku në fitoren si mysafir ndaj Metz me rezultat 5-1.

PSG edhe pse e nisi takimin mirë nuk arriti të shënojë deri në minutën e 31-të kur sulmuesi uruguaian Edinson Cavani shënoi për 1-0.

Por Metz barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 37-të me Emmanuel Riviere, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.


Pjesa e dytë nisi furishëm për PSG-në.

Benoit Assou-Ekotto i Metz u ndëshkua me kartonë të kuq në minutën e 55-të duke ia bërë më të lehtë PSG-së.

Kylian Mbappe gjeti golin në minutën e 59-të, i pari me fanellën e skuadrës së re.

Pas tij shënoi edhe Neymar, një gol të bukur nga 20 metra.

Cavani gjeti golin e dytë personal dhe shënoi për 4-1,para se takimin ta mbyll Lucas Moura me golin për 5-1.

Pas kësaj fitoreje PSG ka 15 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Metz mbetet në pozitën e fundit pa pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/OsasCruz/status/906253885123297280

https://twitter.com/go90Zone/status/906251126584090625

https://twitter.com/PostBadDurag/status/906250593332854785

http://www.dailymotion.com/video/x6019jg

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Kalo në kategori