LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon “lufta” LDK-LVV për urën e Ibrit, Mustafa: Injorojeni propagandën, ura duhet të hapet

Vazhdon “lufta” LDK-LVV për urën e Ibrit, Mustafa: Injorojeni propagandën, ura duhet të hapet
Foto: Arkiv

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh zëdhënës i partisë, Besian Mustafa ka bërë të ditur qëndrimin e tyre sa i përket çështjes së urës së Ibrit.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se duhet injoruar propagandën dhe se ura e Ibrit duhet të hapet.

Ai tutje tha se ura nuk është hapur pasi siç tha ai “shteti i Kosovës nuk ka arritur të bindë NATO-n për një gjë të tillë”


“Injorojeni propagandën! Ripërsëris qëndrimin e LDK-së: Ura duhet të hapet!

Nuk ka faktor politik shqiptar që ka qëndrim ndryshe mbi këtë çështje tash e 25 vjet!

Ura nuk është hapur sepse shteti i Kosovës nuk ka arritur të bindë NATO-n për një gjë të tillë”, ka shkruar Mustafa duke shtuar se “Sa shpenzon kohë ky pushtet popullist e propagandues në betejën për vota me faktorin shqiptar, ta shpenzojë këtë kohë me bindjen e ushtarëve të NATO-s që sot janë mbi urë! Injorojeni propagandën”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa në rrjetin social në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Lajme
Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

Lajme
“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Lajme
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme
Pse Kallasi përjashtoi Kosovën dhe Serbinë nga turi i vizitave në rajon?

Pse Kallasi përjashtoi Kosovën dhe Serbinë nga turi i vizitave në rajon?

Lajme
Kalo në kategori