Vazhdon kriza e trofeve për Ronaldon, Al-Nassr mposhtet në finale të Superkupës së Arabisë

Kriza e trofeve për Cristiano Ronaldon te Al‑Nassr do të hyjë në vitin e tretë, pasi Al-Ahli e mundi ekipin e portugezit me penallti 5‑3 në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite të shtunën.
Në gjuajtjet e penalltive, Ronaldo shënoi goditjen e tij, pasi më parë shënoi golin e parë të ekipit po ashtu me penallti.
Por ishte Edouard Mendy i cili priti penalltinë e katërt të Al‑Nassr, nga Abdullah Al‑Khaibari, ndërsa Wanderson Galeno përfundoi një seri perfekte penalltish për Al‑Ahli, për të fituar titullin e parë të Superkupës që nga viti 2016.
Ky edicion ishte i 12-ti në histori dhe përfshinte katër skuadra, për shkak të dorëheqjes së Al‑Hilal nga gara.
Al‑Ahli si ekipi më i suksesshëm në histori të Arabisë Saudite, nuk e kishte fituar Superkupën që prej vitit 2016.
Për Al‑Nassr, kjo ishte paraqitja e gjashtë në një finale dhe këtë trofe e kishin fituar së fundmi në vitin 2020./Telegrafi/

















































