LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë reagimet për sulmin ndaj gazetarit të TV Telmës

Vazhdojnë reagimet për sulmin ndaj gazetarit të TV Telmës
Media News concept

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) ka reaguar më ashpër sa i përket incidentit që ndodhi mbrëmë para Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku u sulmua fizikisht gazetari i TV Telmas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka pasur edhe sulme tjera ndaj gazetarëve deri sot, ndërsa ky i fundit është arsyeja që të kërkojmë zbardhje për të gjithë rastet”, thonë nga AGM-ja.

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë, kërkon urgjentisht të zbardhet rasti, pasi kjo përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe gazetarisë.


Sulmin e mbrëmshëm gjithashtu e kanë dënuar edhe nga Agjencioni për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizale duke thënë se këto janë sulme drejtpërdrejtë mbi lirinë e mediave dhe që populli të informihet drejtë.

ASHMAA-ja ka kërkuar që të mbrohen gazetarët gjatë punës së tyre profesionale, pasi kjo është mjaft e rëndësishme në këto momente në vendin tonë.

Ndërkaq, Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë deklaron se ”sulmi ndaj gazetarit Belovski është atak i paramenduar ndaj lirisë së mediave i orkestruar nga struktura të caktuara të MPB, të cilat dëshirojnë t’i zbrapsin gazetarët të raportojnë për opstrukcionet e tyre kundër hetimit të Prokurorisë speciale.”

SHGN-ja përkujton ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovski ”se kanë kaluar një vit kur dha premtim publik se do të punojnë për zbardhjen e sulmeve kundër gazetarëve. SHGM deri tani ka regjistruar 35 sulme. Asnjë nga sulmet nuk është zbardhur, e as ndonjë prej sulmuesve të jetë ndëshkuar.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori