Puna në renovimin thuajse të tërësishëm të objektit të vjetër të banimit social në Malishevë po ecën për së mbari, kështu ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Përveç këtij noftimi, Kastrati në postimim e tij ka cekur që të gjitha familjet në nevojë që jetojnë në këtë objekt do të kenë kushte më të mira jetese, falë investimeve që jemi duke i bërë në bashkëpunim me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.


Tutje theksojmë që masat që po implementohen për renovimin e tërësishëm të këtij objekti janë: izolimi i jashtëm, renovimi i koridoreve, izolimi i kulmit, ndërrimi i dyerve të brendshme, dritareve, si dhe vendosja e kondicionerëve për secilën familje që jeton në këtë objekt të banimit social.