Harry Kane kaloi nga Tottenham te Bayern Munich këtë verë për 95 milionë euro, ku po shkëlqen në klubin e tij të ri, pasi në 16 ndeshje ai shënoi 21 gola dhe pati 7 asistime.

Në Bundesligë, ai shënoi 11 gola në 11 paraqitje, dhe në Ligën e Kampionëve shënoi 4 gola në 4 ndeshje.


Mbrojtësi legjendar anglez, Rio Ferdinand ka komentuar formën e Harry Kane. Ai beson se Manchester United, ish-klubi i tij , duhej ta kishte sjellë atë në “Old Trafford”.

ferdinand

"Ai tashmë ka shënuar tre het-trik! Më vjen keq sa herë që shoh emrin e Harry Kane duke marrë çmimin si “Lojtari i ndeshjes” me një het-trik. Vazhdoj të pyes veten pse nuk e sollëm në Manchester United", ka thënë ai.

Manchester United u përmend për një kohë të gjatë si një destinacion i mundshëm për Kane, por marrëveshja nuk u arrit kurrë.

231113095336 01 harry kane heidenheim

Nëse Kane merr pjesë në 40 gola për Bayern Munich këtë sezon, duke përfshirë asistimet, bavarezëtd o t'i paguajë atij një bonus prej 250,000 euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app