LAJMI I FUNDIT:

Vazhdoi luftën, edhe pse e qëlloi plumbi në qafë – ushtari ka nxjerrë në shitje medaljen e tij, vetëm për të blerë një shtëpi (Foto)

Vazhdoi luftën, edhe pse e qëlloi plumbi në qafë – ushtari ka nxjerrë në shitje medaljen e tij, vetëm për të blerë një shtëpi (Foto)

Ushtari i cili mbijetoi pasi u qëllua në qafë me plumb ka vendosur të shesë medaljen, kështu që ai mund të përballojë çmimin për të blerë një shtëpi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ushtar i cili mbijetoi duke u qëlluar përmes qafës dhe vazhdoi të luftonte për 90 minuta, është duke e shitur medaljen e tij të guximit për 100,000 funte, për të blerë një shtëpi.


Simon Moloney, një snajper i ushtrisë britanike, ishte i bindur se ai ishte gati të vdiste pasi një plumb e goditi atë në fyt gjatë një sulmi me armë zjarri në Afganistan, në vitin 2013.

Ai tha se kaloi 10 minuta duke u përgatitur për vdekje derisa një mjek i ndali gjakderdhjen dhe e shpëtoi nga më e keqja.

Por kjo nuk ishte e gjitha. Minuta më vonë, ai thuhet se u kthye dhe luftoi talebanët, duke rrëmbyer snajperët e armikut dhe duke ndihmuar për të shpëtuar kolegët e tij.

Një kirurg që më vonë veproi në Simon i tha atij se plumbi ishte shumë afër të godiste arteriet e tij jetësore dhe rrugët e frymëmarrjes – aq afër sa llogaritet si një mundësi një në një trilionë raste.

Ndërkohë, bëhet e ditur se Simon, 27, la forcat e armatosura dhjetorin e kaluar pas 10 vjetësh shërbimi.

Dhe tanimë ai tha se ai ka bërë vendimin “logjik” për të shitur medaljen që iu dha për veprimin e bërë – për një të ardhme më të mirë, e cila përfshin marrjen e pronës.

Simon jeton në St Albans, Herts, një nga vendet në Britani jashtë Londrës, me çmimin mesatar të pronës në 390,000 funte.

Ai tha: “Unë jam jashtëzakonisht krenar për medaljet e mia dhe atë që ato përfaqësojnë. Ka qenë një vendim i madh për t’i shitur, por edhe logjik”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori